Bien në pranga anëtarët e familjes shqiptare “të kokainës” në Itali, si ra policia në gjurmët e tyre

schedule12:14 - 18 Tetor, 2020

schedule 12:14 - 18 Tetor, 2020

Në përfundim të një operacioni, hetimet për të cilin zgjatën rreth një vit, policia në Itali ka vënë në pranga 9 persona, për trafik kokaine.

Mes nëntë të arrestuarve rezultojnë të jenë edhe disa shqiptarë, pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërkohë që janë sekuestruar 1.2 kg kokainë dhe 15 mijë euro me finalizimin e operacionit nga Karabinierët në Pesaro.

Hetimet raportohet të kenë nisur pas marrjes së një denoncimi të një personi të varur nga kokaina, i cili deklaroi se zhvatej për shkak të borxheve të kokainës. Në vitin 2019 policia arrestoi 25-vjeçarin shqiptar me iniciale M.E. banues në Rimini.

Më pas nga hetimet u zbuluan dy persona të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Shqiptari me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga Fano, bashkëpunëtore e shqiptarit. S.D.T., 46-vjeç.

Më tej, në gusht të 2019, gruas me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e njohjeve të gruas me origjinë nga zona e Fanos çoi në pranga një tjetër shqiptar i cili u arrestua në flagrancë për shitjen e kokainës.

Hetimet e mëtejshme bënë të mundur identifikimin e furnizuesit të kokainës, po ashtu, një banor shqiptar në Rimini, gruan e tij M.M, vëllain e tij A.B, 30 vjeç i arrestuar në Riccione më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini.

Dy nga të dyshuarit përfunduan në burg. /abcnews.al/