Bie pista Aubameyang, Barcelona piketon një tjetër sulmues në Londër

schedule14:37 - 24 Janar, 2020

schedule 14:37 - 24 Janar, 2020

Barcelona kërkon me patjetër një sulmues në merkaton e janarit. Pas konfirmimit se Luis Suarez do të mungojë deri në muajin prill, katalanasit menjëherë janë futur në merkato për të gjetur një zëvendësues për uruguaianin.

Emri më i fundit i lidhur me blaugranat është ai i sulmuesit të Chelsea, Oliver Giroud. Francezi ka kohë që e kërkon largimin nga Londra, për shkak të minutave të pakta që trajneri Lampard e ka aktivizuar sulmuesin. 33-vjeçari flitej se do të kalonte tek Interi, por transferimi nuk u realizua.

Në ditët e fundit mediat në Spanjë e konsideronin të mbyllur kalimin e kapitenit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, në Barcelonë, por mesa duket as ky transferim nuk do të ndodhë. Sulmuesi nga Gaboni do të qëndrojë deri në fundin e këtij sezoni tek “Topçinjtë” dhe në merkaton e verës mund të transferohet tek Barcelona. /abcnews.al

 

Oliver Giroud