Biden uron Albanese për fitoren në zgjedhjet australiane

schedule09:14 - 24 Maj, 2022

schedule 09:14 - 24 Maj, 2022

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur australian Anthony Albanese përpara takimit të tyre dypalësh me dyer të mbyllura të martën. Albanese u zgjodh të shtunën dhe të hënën u betua si kryeministër, sipas CNN.

Biden falënderoi Albanese për pjesëmarrjen në samitin Quad menjëherë pas marrjes së detyrës dhe vlerësoi marrëdhëniet SHBA-Australi si një spirancë prosperiteti në Indo-Paqësor.Më pas foli Albanese, duke treguar për një samit ku kishte marrë pjesë kur ishte i ri në të 20-at, gjatë të cilit ai kaloi pesë javë në Shtetet e Bashkuara.

Ai studioi ndërveprimin e grupeve të ndryshme me qeverinë e SHBA-së. Biden u ngrit në këmbë dhe bëri sikur po largohej, duke shkaktuar të qeshura nga gazetarët, përpara se të buzëqeshte dhe t’i jepte dorën Albanese. “Ti je një burrë trim,” tha ai.

Albanese vlerësoi gjithashtu aleancën e gjatë SHBA-Australi, e cila shënoi 70-vjetorin e saj në 2021. Ai shtoi se mezi pristë të ftonte Biden dhe liderët e Indisë dhe Japonisë në samitin e ardhshëm Quad, i cili do të mbahet në Australi në 2023.

/abcnews.al