Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka pësuar thyerje të lehta në këmbë derisa po luante me një nga qentë e tij të dielën. Mjeku i tij tha se atij mund t’i duhet të mbajë një “çizme mbrojtëse” për disa javë.
Zyra Biden ka konfirmuar ngjarja ka ndodhur të shtunën, ku ai ka rrëshkitur. Mediat vendase bëjnë me dije se mjekët fillimisht menduan se ai kishte ndrydhur kyçin e këmbës, por urdhëruan megjithatë një kontroll më të hollësishëm.
Mjeku i tij personal, Kevin O’Connor, tha se një skanim shtesë nxori në shesh se ai kishte pësuar thyerje të lehta në këmbë.
NEW: @nbcnews photographer captures @JoeBiden leaving orthopedic office in Delaware where the president-elect was just treated for what his doctor called a sprained right ankle from a fall Saturday. pic.twitter.com/mTYee0BMur
— Kelly O’Donnell (@KellyO) November 29, 2020
Pas fitores ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Joe Biden do të jetë personi më i moshuar ndonjëherë që merr detyrën kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Shëndeti i tij ka të ngjarë të ndiqet nga afër si nga aleatët ashtu edhe nga kundërshtarët.
Ndërkohë presidenti Trump, përmes një postimi në Twitter, i ka uruar shërim të shpejtë Biden. /abcnews.al
Get well soon! https://t.co/B0seiO84ld
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 30, 2020