Biden: Ndoshta nuk do të kandidoja nëse nuk do të ishte Trump

schedule09:29 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 09:29 - 6 Dhjetor, 2023

“Nëse Trump nuk do të kishte kandiduar, nuk jam i sigurt se do të kisha kandiduar dhe unë,” tha të martën presidenti amerikan Joe Biden, i cili kërkon të fitojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të 2024.

“Por ne nuk mund ta lëmë atë të fitojë”, shtoi presidenti demokrat, 81 vjeç, gjatë një takimi me donatorët e Partisë Demokratike.

Pavarësisht nga popullariteti i tij i ulët dhe duke përjashtuar një surprizë të madhe ose një problem serioz shëndetësor që do ta detyronte atë të tërhiqej, presidenti i SHBA është pothuajse i sigurt se do të fitojë zgjedhjet e nëntorit 2024.

Donald Trump, nga ana e tij,  aktualisht është favorit në radhët e republikanëve.

Nga ana tjetër, Donald Trump tha të martën se ai nuk do të bëhet diktator nëse bëhet përsëri president i SHBA-së, përveç “në ditën e parë”, pas paralajmërimeve nga demokratët dhe disa republikanë se Amerika rrezikonte të shndërrohej në një autokraci nëse ai fiton zgjedhjet e vitit 2024.

Kandidati republikan presidencial Trump iu desh të pyetej dy herë gjatë një ngjarjeje televizive në Iowa-s për të mohuar se ai do të shpërdoronte pushtetin për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, nëse rizgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se në ditën e parë do të përdorte fuqitë e tij presidenciale për të mbyllur kufirin jugor me Meksikën dhe për të zgjeruar shpimet e naftës.

“Unë do të jem një diktator vetëm ditën e parë të presidencës kur të mbyll kufijtë, të anuloj politikat klimatike dhe të filloj përsëri shpimet”, tha ish-presidenti në një takim me votuesit në Iowa.

/abcnews.al