Biberaj në “Provokacija”: Edhe PD ka bërë zgjedhje problematike, jam për protesta

schedule21:42 - 2 Qershor, 2020

schedule 21:42 - 2 Qershor, 2020

Anëtari i Kryesisë së PD, Aleksandër Biberaj në studion e “Provokacija”, u shpreh se fakti që ende nuk po arrihet një marrëveshje për Reformën Zgjedhore është për shkak se mungon sinqeriteti nga mazhoranca.

Sipas Biberajt  kërkesat e opozitës në këto negociata janë normale dhe se opozita nuk po kërkon të futet në garë me një faktor plus.

“Janë të vështira sepse mungon sinqeriteti nga ana e qeverisë. Nuk po flas si përfaqësues i PD, por sikur të isha mbi palët. Kërkesa e opozitës janë normale, reale. Nuk është se opozita po kërkon të futet në garë me një faktor plus.

Ne po kërkojmë gjëra normale. Në raportin e OSBE thuhet se komisionet të jenë të depolitizuara. Dhe e kemi mbështetur. Por për të qenë të vërtetë ne e dimë presionin që bëhet në administratë. Unë po i rikthehem protestës së studentëve që ka qenë brilante. Filloi një presion të studentëve në të gjitha rrethet. Studentë që na thonin na kanë bërë presion. Unë po e them tani se ra muhabeti”, tha ai.

Biberaj pranoi se gjatë këtyre viteve edhe PD ka zhvilluar zgjedhje problematike, por siç thekson ai duhet që situata të ndryshoje.

Edhe ne kemi bërë zgjedhje problematike. Gabim, edhe ne kemi paguar kostot. Por me kalimin e viteve të paktën të maturohemi”, tha ai.

LEXO EDHE: Nano: Ardi Veliu duhet të dorëhiqet, Rama po krijon precedent të rrezikshëm

Biberaj u shpreh se se ai personalisht është për fillimin e protestave nëse nuk plotësohen kërkesat e opozitës për Reformën Zgjedhore.

Unë jam për protesta. Është çështje vullneti. Ne mund ta kritikojmë Fatos Nanon për shumë gjera, pro janë ulur me opozitën. U ul Berisha me Ramën dhe ndryshuan Kushtetutën e vitit 2008 që nuk jam dakord por u shpreh një vullnet. Nuk e prisja sjelljen e Ramës kështu në pushtet. Mbaj mend që e pyetën Sarkozinë kur fitoi për herë të parë, dhe tha se të gjithë ministrat do të jenë më të aftë se unë.

Unë me këtë që them përfaqësoj Aleksandrin. Kemi diskutuar edhe me Bashën por nuk ka një vendim. Unë di opinionin që është në bazë. E kemi provuar por kemi shkuar me tullumbace. Shih protesta në Amerikë, ato janë protesta. Unë mendoj se protesta është mjet demokratik. Nuk kemi më luksin të futemi në një krizë në zgjedhjet e ardhshme. Rama mundet dhe ai e di shumë mirë që nuk fiton me vota”, deklaroi Biberaj. /abcnews.al