Betonierja përplaset me kamionin afër hoteleve luksoze në Dhermi, shoferi hidhet nga mjeti për të shpëtuar

schedule16:25 - 17 Maj, 2022

schedule 16:25 - 17 Maj, 2022

Një betoniere është përplasur me një kamion mesditën e sotme në Dhermi.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në zonë.

Abcnews.al mëson se nga përplasja është lënduar shoferi i betonieres Nikolla Agolli 50 vjeç, i cili  ka marrë plagë në këmbë.

Ai është  hedhur nga mjeti dhe është  dëmtuar pas përplasjes së betonieres më kamionin.

50-vjeçar ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Betonierja i përket një firme me emrin “Xhulio”.

Shkaku i aksidentit është është ende i paqartë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/