Besnik Tahiri: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, të panegociueshëm

schedule21:06 - 20 Maj, 2020

schedule 21:06 - 20 Maj, 2020

Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, i nominuar për zv.kryeministër në qeverinë e re të Abdullah Hotit, nëse Gjykata Kushtetuese e konsideron kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaci, nënvizoi në një intervistë për emisionin Ballkan se argumentat janë në anën e Kosovës në dialogun e saj me Serbinë.

“Ne jemi për dialog dhe njohje reciproke në kufijtë ekzistues, e kundërshtojmë me të gjitha masat cfarëdo tentative apo eksperimenti për të lëvizur me dicka kushtetuese dhe që njihet si sovranitet dhe integritet territorial, dhe në këtë kuptim, jemi absolutisht të panegociueshëm. Për ne është me shumë rëndësi fqinjësia e mirë me të gjithë rajonin, edhe me Serbinë, që të ndodhë, por në anën tjetër, në dialog duhet një ballafaqim serioz, dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë se jemi gati të ballafaqohemi në cfarëdo rrethane, në cfarëdo situatë. Argumentat janë në anën tonë, edhe historike, edhe politike, edhe paqësore për cfarë synojmë si shtet dhe si vend.” /abcnews.al