Berisha zbulon vendin e protestës, Duma, Çupi, Salianji e Pampuri konfirmojnë pjesëmarrjen

schedule16:43 - 27 Qershor, 2022

schedule 16:43 - 27 Qershor, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj

Sali Berisha e nisi ditën e tij të punës me një thirrje për qytetarët shqiptarë për t’iu bashkuar protestës së 7 korrikut.

Për herë të parë Berisha njoftoi edhe vendin ku do të zhvillohet protesta e 7 korrikut, përpara godinës së kryeministrisë.

Teksa Partia Demokratike është duke përgatitur strukturat për të siguruar pjesëmarrje të lartë pasditen e 7 korrikut, ajo që është ende e paqartë është sjellja e deputetëve që nuk e mbështesin dhe nuk e njohin Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Megjithatë përtej krizës së brendshme, organizimi i një proteste kundër qeverisë pritet të bëj bashkë të gjithë deputetët demokratë.

Deputetja Flutura Açka thotë se rrethanat mund t’ia pamundësojnë pjesëmarrjen por qytetarëve i kërkon të protestojnë.

Partia Demokratike ka deklaruar se protesta do të organizohet nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë, një organizim që do të bëj pjesë veç forcave opozitare edhe përfaqësues të shoqërisë civile./abcnews.al/