Mes mbështetësve të tij, Sali Berisha ka hyrë në Selinë e Partisë Demokratike. Kjo ka ndodhur në një kohë ku kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një mbledhje për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.
Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se mes mbështetësve të tij do të mbahet një mbledhje të Komisionit të ngritur pas Kuvendit të 11 dhjetorit.
Ish-lideri i PD-së ka theksuar se sot në selinë e PD-së ndodhet si anëtar i Komisionit për Rithemelimin e PD-së.
“Për të sjellë vullnetin e shumicës shqiptare. Janë anëtarët të komisionit të përkohshëm të PD të zgjedhur në Kuvendin e fundit. Kanë ardhur të vendosen në selinë e demokratëve. Dhe të diskutojnë për problemet e rëndësishme.” tha Berisha.
Duke ju drejtuar Bashës vetëm si deputet, Berisha tha se ai duhet të reflektojë deri me datë 18 dhjetor, datë kjo ku PD ka deklaruar se do të mbajë Kuvendin Kombëtar të PD-së.
“Deputeti Basha deri me datën 18 duhet të mendojë dhe të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtë zakonshëm të historisë së këtij kombi dhe të Europës. Ku vullneti triumfojë panë spektaklin e lirisë më të bukur në historitë”
“Sot futem si anëtar i këtij komisioni. Janë të gjithë të barabartë. Ato do jua komunikojmë pas mbledhjes.”
Për sa i përket padisë së bërë nga PD për mbështetësit e Berishës, Berisha e ka quajtur si një turp.
“Është firmë e turpit. Që padit në prokurori. “ tha Berisha./abcnews.al/


