Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, fushatë me Llallën/ Në kërkim nga SPAK, ish prokurori shfaqet në takimin e kreut të PD në Romë

schedule20:01 - 9 Shkurt, 2025

schedule 20:01 - 9 Shkurt, 2025

Jo vetëm në shesh pasditen e së shtunës, por edhë në takimin e parë me diasporën, i mbajtur këtë të dielë në Romë, Sali Berisha arriti të mbledhë vetëm një numër të vogël mbështetësish, të cilët iu bashkuan në kryeqytetin Italian.

I shoqëruar nga besnikët e tij, kryedemokrati solli në vëmendje bashkëpunimin me ish kryeministrin Berluskoni, për të premtuar të tjera projekte me Italine, edhe pse në 11 maj do të dalë përpara qytetarëve me akuzën që rëndon ndaj tij për korrupsion dhe me aleatin e tij, Ilir Meta në qeli.

“Nuk harroj kurrë takimet e mia me Silvio Berluskonin. Në çdo takim do më thoshte, Sali, me shqiptarët nuk kemi asnjë problem, janë të shkëlqyer. Me qeverinë italiane kemi firmosur qindra marrëveshje bashkëpunimi në të gjitha fushat, por kemi ndërmarrë edhe sipërmarrje me rëndësi strategjike për Europën siç është gazsjellësi TAP. Projektet e ardhshme do jenë edhe më të mëdha.



Edhe përpara demokratëve në Romë, Sali Berishës nuk harron të përmende edhe ish sekretarin amerikan të shtetit Antoni Blinken, i cili e shpalli non grata por korrupsion dhe minim të demokracisë.

“Miq e keni marrë vesh lajmin, mbrëmë presidenti Donald Trump i ka ndaluar kukullës së Sorosit, Entoni Blinken të futet në çdo ndërtesë federative. STOP! I pabesë. Organizoi kurthe, letra dhe gjëra të tjera për të mashtruar kombin e tij amerikan. Detyrën që mori si Sekretar i Shtetit më të madh, përfundoi në sekretar shteti të Sorosit. Sekretar i Xhorxh Sorosit.”

Abc news e ka te pamundur ta verifikoje kete, por nga njerez qe e njohin zotin llalla nga afer, ngjashmeria e personit ne video, me ish prokurorin e pergjithshem i cili strehohet prej disa vitesh ne rome, eshte ne kufijte e te pagabueshmes

Zoti Llalla eshte persona non grata, disa nga pasurite e tij jane te konfiskuara dhe nderkohe ai eshte ne kerkim nga drejtesia nen akuzat e renda per korrupsion ne nivel te larte dhe shperdorim detyre.

Edhe pse deri dje ishte kundër pagesës së plotë të postës për fletën e votimit, kryeministrin Rama e akuzoi se nuk lejon emigrantët të votojnë me dokumenta të huaja, edhe pse edhe vetë sistemi nuk e lejon.

Edhe pse ishte mes shqiptarësh, zgjodhi që fjalën e fundit ta thotë në italisht…/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!