Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Berisha feston Primaret e cunguara/ Shumë deputetë tërhiqen nga kandidimi

schedule12:14 - 20 Shkurt, 2025

schedule 12:14 - 20 Shkurt, 2025

Sali Berisha po ia del që mes një procesi që PREMTONTE të hapte PD, TA MBYLLE ATE PER KEDO QE MENDON NDRYSHE PREJ TIJ.

Eshte kjo arsyeja perse Primaret po refuzohen nga një pjesë e deputetëve, të njohur se nuk jane ithtare dhe besnike te linjes se kryetarit. Te njohur dikur si grupi I bardhit, ata pasi humben kreun e tyre qe shkoi si plangprishes tek berisha, me pas humben dhe sigurine se do te trajtoheshin njelloj ne garen e primareve per kandidaturat për deputet.

Pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferajt, dy deputete, inaktive në dhunen e demokrateve ne parlament, Emilia Koliqi dhe Eralda Tase Bano konfirmojnë se nuk do të jenë pjesë e primarevë, megjithese evitojne te pohojne se Arsyet janë politike.



DEPUTETËT E PD QË REFUZOJNË PRIMARET

  • HELIDON BUSHATI
  • FERDINAND XHAFERAJ
  • EMILIA KOLIQI
  • ERALDA TASE BANO
  • PETRIT DODA

POR nga primaret po ikin edhe ithtaret e grupit te zjarrit. Deputeti Petrit Doda, I bere I njohur se fundmi per shkak te rripit te tij, tha për Abc Neës se nuk do të kandidojë në primare, pasi do të mbajë postin e kryetarit të degës së PD Kamëz.

“Unë jam zgjedhur kryetar i degës së PD, Kamëz e Paskuqan. Dhe nuk dua të krijoj probleme me primaret”.

Por keto largime qe vene ne pikepyetje kete process te brendshem demokratik te parties demokratike, nuk duket se e shqetesojne sali Berishen. Ndonese per nje vend deputeti nuk kane aplikuar me shume se dy veta, doktori e konsideron këtë shifër një dëshmi të besimit që demokratët kanë ndaj procesit.

Pasi mori frenat vulën e logon e PD, dhe shpalli ‘non- grata’ Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn, në listën e të larguarve TE PD, BERISHA shtoI edhe 9 deputetë.

LISTA E “ZEZË” E BERISHËS

  • LULZIM BASHA
  • ENKELEJD ALIBEAJ
  • MERITA BAKIU
  • ORIOLA PAMPURI
  • FLUTURA AÇKA
  • ARBI AGALLIU
  • SELAJDIN JAKUPLLARI
  • ORIELA NEBIAJ
  • GËZIM ADEMAJ

Lajmi i mirë është se në radhët e deputetëve të PD në parlamentin e ri do të ketë prurje të reja, por lajm edhe më i mirë për Berishën është që do mbushë grupin me besnikë të tiJ.

LISTA E BESNIKËVE TË BERISHËS (PLUS BARDHI)

  • SALI BERISHA
  • FLAMUR NOKA
  • EDI PALOKA
  • Belind Këlliçi
    Oerd Bylykbashi
    Luçiano Boçi
    Agron Gjekmarkaj
    Gazment Bardhi
    Tomor Alizoti
    Ivi Kaso
    Flamur Hoxha
    Tritan Shehu
    Bujar Leksaj
    Eno Bozdo
    Xhelal Mziu

Por nga gjithë kjo përplasje në 4 vite, të fituar dolën vetëm Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Të cilët dikur përbetoheshin se më parë do të largoheshin nga politika se të shtrëngonin duart me Berishës, kurse tani, të ulur në prehrin e tij, presin me qetësi mandatin e ardhshëm të deputetit. Gjithë kolegët e tjere te tyre, do të hyjnë në gijotinën e primareve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!