Sali Berisha ka thënë se më 6 mars qytetarët treguan se kush është opozita e vërtetë. Ai ka ftuar çdo demokrat që të bashkohet si një opozitë të vërtetë për të ecur drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.
“Zgjedhjet e 6 marsit nxorën në dritë, atë që përbën opozitën e vërtetë shqiptare. 70 % e popullit opozitar votoi për shtëpinë e lirisë për PD e vërtetë. Ky ishte një nga produktet, më të rëndësishme.”
Por si qëndron thirrja e Berishës për deputetët që mbështesin Bashën?
“Kam ndjekur zhvillimet brenda. Mbështes deputetët e PD që sapo faktuan qëndrimin e elektoratit, që brava opozita është e shtirur. Ata shprehën qëndrimet e tyre të drejta. Kërkon vendime që Lul Brava nuk i merr kurrë. I ftoj të bashkohen me ne dhe të kontribuoj në PD. I garantoj që ligji i pandryshueshëm i bashkimit është vota e lirë. Çdo njeri që pranon votën e lirë. Është shumë i mirëpritur të bashkohet me ne” tha Berisha.
/abcnews.al/


