I ftuar në këtë puntatë të emisionit “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte analisti Andi Bejtja. Një diskutim mbi protestën e studentëve dhe çështjet më të rendësishme në vend.
Fillimisht Bejtja u tregoi mendimin e tij për politizimin e protestës.
“Mund të them vetëm se, refreni i tyre është “Ne jemi studentë të revoltuar nga sistemi i varfëruar”. Nëse e kanë vetëm me sistemin atëhere nuk do të pretendojnë vetëm ndërrimin e një qeverie apo ardhjen e një tjetre. Unë do ta ndërroja këtë, që pas 30 vjetëve një lloj dështimi të klasës politike shqiptare dhe kemi një lloj mungese të opozitës.”
I pyetur nga nga gazetari Nano për mospasjen e një lideri në protestë, Bejtja tregoi se dëshironte që kjo protestë të përballej me sistemi.
“Mendoj që kjo protestë duhej të rridhte siç ishte. Edhe forumet le të jetonin aty sepse janë pjesë e Shqipërisë. Nuk mund të përjashtosh një parti që dëshiron ti bashkohet një kauze. Unë do të dëshiroja që kjo të ishtë një protestë që ka të bëjë me sistemin, që ka të bëjë me oligarki, që ka të bëjë me mentalitetin e me të gjitha.”
Analisti i njohur gjithashtu tregoi dhe mendimin e tij për Kryeministrin Edi Rama.
“Rama është i rrezikshëm sepse ka propagandën më të sofistikuar, Rama nuk mendon ekonomikisht. Ai është një njeri që ka ardhur nga media dhe kujdeset shumë për këtë aspekt. Nuk mund ta mohojmë që me mënyrën se si erdhi në pushtet është një ndër njerëzit më afatgjatë në strategji.”
Së fundi Bejtja tregoi nëse shikonte dështim apo sukses në kapitullin final të protestës.
“Nëse kjo protestë mbaron vetëm më rregullimin e konvikteve, bravo për fitoren, por fitojnë studentët e jo Shqipëria.”/abcnews.al