Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

BE: Lufta mund të zgjasë, do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën

schedule15:34 - 11 Janar, 2023

schedule 15:34 - 11 Janar, 2023

Bashkimi Europian është përgatitur për një luftë të gjatë në Ukrainë dhe do të mbështesë Kievin kundër agresionit rus për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha të mërkurën ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së.

“Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të na përçarë, uniteti brenda BE-së dhe përtej Atlantikut mbetet i fortë.

BE-ja është e gatshme për një luftë që pritet të zgjasë dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës, duke e mbështetur nga ana politike, ekonomike, ushtarake dhe humanitare për aq kohë sa të duhet”, tha Billstrom.



Ai shtoi se BE do të vazhdojë të punojë për të vendosur më shumë sanksione kundër Moskës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!