BE do të zgjasë mbrojtjen e përkohshme për refugjatët ukrainas deri në mars 2025

schedule14:30 - 30 Shtator, 2023

schedule 14:30 - 30 Shtator, 2023

Bashkimi Europian do të zgjasë mbrojtjen e përkohshme për refugjatët ukrainas deri në mars të vitit 2025, sipas një deklaratë të KiE.

Mbrojtja e përkohshme u siguron refugjatëve vendbanim, akses në tregun e punës dhe strehim, ndihmë mjekësore dhe të mirëqenies sociale dhe akses në arsim për fëmijët.

Ka më shumë se 4 milionë refugjatë ukrainas që jetojnë aktualisht në BE, tha blloku në një deklaratë të enjten.

Mekanizmi i mbrojtjes së përkohshme u aktivizua më 4 mars 2022, menjëherë pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi në shkurt të 2022.

/abcnews.al