Bayern Munich ëndërron “vjedhjen” e madhe nga Barça, Gavi mendohet të jetë dhurata për Tuchel

schedule14:09 - 28 Mars, 2023

schedule 14:09 - 28 Mars, 2023

Bayern munich sapo ka mirëpritur Tuchelin si trajnerin e tyre të ri dhe sipas “Sky Sport Deutchland”, klubi do të ishte gati t’i jepte atij një goditje të parë merkatoje në funksion të së ardhmes.

Bavarezët kanë vënë në sy Gavin, mesfushorin e Barcelonës të cilit së fundmi iu anulua rinovimi me katalanasit për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe për shkak të defekteve formale.

Sidoqoftë, nëse situate e tij nuk rregullohet deri më 30 qershor, ai mund të blihet nga kushdo pa asnjë kosto pasi marrëveshja e referencës me Barcelonën ka skaduar./ h.ll/abcnews.al