Bashkitë e djathta zbatojnë dekretin e Presidentit

schedule16:41 - 14 Qershor, 2019

schedule 16:41 - 14 Qershor, 2019

Nuk është i vetmi që iu bind dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve. Bashkitë që drejtohen nga opozita kanë nisur zbatimin e vendimit duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të ambienteve ku janë përcaktuar të vendosen Komisionet zonalë të administrimit të zgjedhjeve dhe vendnumërimi i votave.

“Bashkia Shkodër, Bashkia Lezhë, Bashkia Kukës, Bashkia Dropull, Bashkia Delvinë, Bashkia Kamëz”.

Këto bashki i janë drejtuar me një shkresë Komisioneve Zonalë të Administrimit Zgjedhor për dijeni edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkojnë lirimin e menjëhershëm të ambienteve të KAZAZ-ve dhe vendnumërimit të votave, si dhe heqjen e listave përfundimtare të zgjedhësve të publikuara dhe të afishuara në qendrat e votimit.

Edhe bashkitë e tjera të djathta, në Gjirokastër, Përmet e Pogradec kanë nisur përgatitjen e shkresave me të njëjtën kërkesë. Këto autoritete vendore kanë vendosur të zbatojnë vendimin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve duke mos iu bindur thirrjes së shumicës parlamentare që kanë kërkuar ta konsiderojnë të pavlefshëm dekretin e kryetarit të shtetit./ABC News Albania 24/7