Basha: Shqiptarët kanë pagën më të ulët në rajon, Shqipëria meriton më mirë

schedule12:09 - 5 Mars, 2021

schedule 12:09 - 5 Mars, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka theksuar se Shqipëria në kushtet reale ka pagën më të ulët në rajon.

Bashka përmes një video të postuar në Facebook shkruan se vendi ynë ka pagën më të ulët në rajon, pasi sipas tij kemi kryeministrin me të keq.

Ndër të tjera ai ka theksuar se tashmë ka ardhur koha që të kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur dhe të ngrenë pagën minimale.


“Kjo qenka nje arritje e madhe e qeverisë!

Paga minimale u rrit në 331.33 Euro!

Kjo po që duhet festu…. Mos! Prit pak…

Nuk qenka në Shqipëri, qenka në Mal të Zi.

Paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në rajon – 244 Euro

Sepse ne kemi kryeministrin më të keq në rajon.

Ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur.

Të ngremë pagën minimale.

Sepse Shqipëria Fiton!”, thuhet në video.e.su./abcnews.al