Kreu i PD, Lulzim Basha ka reagaur pas njoftimit të Bashkisë së Tiranës se ka dështuar marrëveshja me kompaninë private për ndërtimin e Teatrit Kombëtar.
Basha shprehet se Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve sipas tij me njoftime gjysmake.
“Rama dhe Veliaj nuk mund ti hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj”, shkruan Basha.



