Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Rama-Tahiri: Loja drejt fundit, Berisha: O feste të madhe ka sot mafia!

schedule17:06 - 28 Maj, 2018

schedule 17:06 - 28 Maj, 2018

 “U mbyll sipas paktit mafioz Rama-Tahiri, farsa e paralajmëruar e “arrestit” dhe “dorëzimit” të kontrolluar të Tahirit tek “drejtësia”. Është ky reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, mbi lirimin e ish-ministrit të  Brendshëm, Saimir Tahiri. Me këtë veprim triumfon krimi e trafikantët e drogës dhe goditet integrimi evropian i Shqipërisë, shkruan kreu demokrat në rrjetin social facebook.

“Kapja totale e Prokurorisë, shkrirja e Gjykatës Kushtetuese dhe paralizimi i Gjykatës së Lartë, janë garancia më e madhe, që Edi Rama ofron për të gjithë kriminelët dhe pushtetarët e lidhur me krimin”, e mbyll reagimin e tij kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar njëlloj në FB. “Lehtesimi i hapjes se negociatave me BE!? Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren me te shkelqyer! O feste te madhe ka sonte Mafia! “, shkruan Berisha. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!