Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Basha publikon video-mesazhin: Nëse doni ndryshimin votoni numrin 9

schedule12:20 - 20 Prill, 2021

schedule 12:20 - 20 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha nëpërmjet një video-mesazhi drejtuar shqiptarëve shprehet se Shqipëria nuk ka bërë hapa para për shkak të keqqeverisjes Rama.

Kryedemokrati thekson se vota për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit do të hedhë hapa të sigurt drejt të ardhmes.

“Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.  Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes. Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë.



Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë. Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën. Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar.

Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë. Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!”, shprehet Basha.


/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!