Basha: Opozita do të nisë valë të re protestash

schedule14:36 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 14:36 - 18 Dhjetor, 2017

Pasi tha fjalën e tij në protestën përpara parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, iu drejtua selisë blu ku e prisnin të gjithë grupet parlamentare opozitare.
Në një mbledhje të përbashkët morën vendimin unanim.
Përgatitjet kanë filluar dhe protestat do të nisin në muajin janar.
Një tjetër formë proteste kundër vendimit të shumicës parlamentare, propozoi ish-kryeministri Sali Berisha, djegien e mandateve të deputeteve të opozitës, por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se nuk ka marrë ende një vendim për këtë.

Zgjedhjen e Kryprokurores së përkohëshme, kryetari i Partisë Demokratike e ka quajtur një puç kushtetues, ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama me qëllim për të mbyllur dosjet e krimit dhe korrupsionit të deputetëve dhe kryebashkiakëve të partisë së tij./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!