Basha me NDI: Lidhja e politikës me krimin rrezikon Shqipërinë

schedule13:20 - 18 Nëntor, 2017

schedule 13:20 - 18 Nëntor, 2017

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me përfaqësues të Institutit Demokrat Amerikan (NDI), me të cilët ndau shqetësimin për situatën politike të cilësuar prej tij si e rëndë, pas publikimit të atyre që selia blu i konsideron faktet për lidhjet e qeverisë me trafikun ndërkombëtar të drogës. “Ndërlidhja e krimit me politikën rrezikon të kompromentojë rëndë gjithçka ka arritur Shqipëria në këto vite, si edhe të asgjesojë çdo reformë për zhvillimin e vendit”- tha Basha në takimin me delegacionin e NDI, i drejtuar nga Robert Benjamin, Drejtor për Europën Qendrore dhe Lindore. Kryetari i PD theksoi se zgjidhja për këtë situatë të rëndë politike është krijimi i një qeverie antimafia për të bërë të mundur çmontimin e sistemit mafioz politik të ngritur mbi blerjen e votës. “Për këtë qëllim – tha Basha – zbatimi i identifikimit biometrik dhe votimit elektronik, si dhe kontrolli i financimit të rreptë të partive, është domosdoshmëri jetike për zgjedhje sipas standardeve demokratike”./abcnews.al