Lideri i opozitës, Lulzim Basha nëpërmjet një komunikimi online në faqen zyrtare në “Facebook” u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të bëhen bashkë për të larguar kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë komunikim Basha i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara online nga qytetarët, ndërsa është duke udhëtuar drejt qytetit të Kavajës.
“Fillimisht do t’i paraqes jo më shumë se dy mandate për një kryeministër. Sigurisht ka edhe fusha të tjera ku duhet të fokusohemi, ajo për arsimin e lartë, ndihma ekonomike, anulimi i koncensioneve, si edhe paketa jonë fiskale do të bëjë të mundur çlirimin e ekonomisë nga monopolet”, tha Basha.
Sa i përket papunësisë kryedemokrati tha se pa luftuar korrupsionin nuk mund të ketë zhvillim të ekonomisë.
Kreu i opozitës u zotua se pasi të marrë pushtetin dy vendimet e para që do të marrë janë anulimi i koncesioneve sipas tij korruptive dhe heqjen e traut në rrugën e Kombit.
“Mbi të gjitha e rëndësishme është të kthehen në Shqipëri investimet e huaja. Është e turpshme që Shqipëria ka pagën më të ulët në Ballkan. Nuk kemi investime të huaja, sepse sjellin paga më të larta, ne do të hapim 110 mijë vende pune, do të bëjmë t përmendur paga dinjitoze. Fëmijët që janë në moshë për të hyrë në universitet, do të subvencionojmë 100% shkollimin për familjet që marrin nën 650 mijë lekë të vjetra të huaja. Vetëm dy mandate për kryeministër, atë që nuk e bën dot për 2 vite se bën për 8. Heqja e traut në rrugën e Kombit, anulimi i koncesioneve korrupitve. Çlirimin e sipërmarrjes nga zgjedhja e tatimorëve dhe kthimi i shtetit të qytetarëve. Ne kemi thënë prej 7 vitesh, pa e luftuar korrupsionin nuk vijnë investimet e huaja. Më 25 prill me largimin e Edi Ramës sjell dhe drejtësi. Duke pasur një administratë dhe një shtetet që është për ju, i gjithë potenciali i vendit do të kthehet në punësim dhe zhvillim,. Bregdeti, minierat, rrugët, në dorë të 5 oligarkëve, ndaj jeni pa punë. Duke votuar me 25 prill largimin e Edi Ramës, largoni personat që kanë marrë peng këtë vend. Investimet e huaja të vijnë në Shqipëri. Kështu ka ndodhur me Maqedoninë e Veriut, ne ia dalim shuë më shumë. Më 25 prill, ju fitoni, ne fitojmë.” /abcnews.al/


