Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Kam miq të afërt me COVID-19, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur të sëmurët

schedule14:00 - 2 Nëntor, 2020

schedule 14:00 - 2 Nëntor, 2020

Lideri i opozitës, Lulzim Basha në takimin e zhvilluar me të rinjtë dhe studentët tha se tashmë vendi është në fillim të përkeqësimit të situatës së pandemisë.

Ai u shpreh se prej 8 vitesh qeveria nuk ka sjellë asnjë ndryshim dhe sipas tij nuk mund t’i sjellë asgjë më shumë vendit.

Po ashtu Basha tha se është njohur me 7 apo 8 persona me COVID-19 që i përkasin rrethit të ngushtë të miqve, familjarëve apo bashkëpunëtorëve të tij.



“Vetëm nga rrethi im i ngushtë, i bashkëpunëtorëve, miqve apo familjarë, ka pasur 7 apo 8 raste me Covid. Prandaj ju them që duhet të bëjmë gjithçka për t’i mbrojtur, në radhë të parë nga Covid, pastaj nga pasojat që vijnë nga pandemia,”, tha Basha.

Ndërkohë Basha theksoi se studentëve nga familjet e varfëra duhet tu mbulohet tarifa e shkollimit.

“Duhet të financojmë më të aftët. 10 mijë studentë do të kenë mundësinë të kenë stazhe të paguara duke nisur nga dita e parë që do të jemi në pushtet. Po ashtu do të vijojmë me prioritetet për ta nxjerrë vendin nga keqqeverisja”, u shpreh ai.

Sakaq ai shtoi se me 25 prill do të nisë shërimi i Shqipërisë duke paralajmëruar edhe fitimin e zgjedhjeve.

“Me 25 prill, largojmë të keqen, fitojmë zgjedhjet dhe nisim shërimin e Shqipërisë”, përfundoi fjalën e tij Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!