Basha ftesë “firmëtarëve” të Berishës: 18 Dhjetori, pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion

schedule17:42 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 17:42 - 3 Dhjetor, 2021

18 Dhjetori, dita e Kuvendit Kombëtar sipas kreut të PD Lulzim Basha do shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion, duke zgjedhur të ardhmen.

Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më 18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Një ftesë kreu i PD ka për të gjithë ata që kanë firmosur për datën e propozuar nga ish-krryeministri Sali Berisha për të zhvilluar Kuvendin. Basha thotë se ata kanë mundësinë të jenë në Kuvendin e 18 dhjetorit dhe të shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre.

“Partia Demokratike nuk është e përçarë në qëllimin që ka. Partia Demokratike ka një kundërshtar, që është kundërshtar i shumicës të shqiptarëve. Retorika përçarëse, gjuha linçuese, është ajo që është problem për Partinë Demokratike. Unë jam për një kuvend të bashkimit, jo të përçarjes, të dialogut, jo të linçimit, të pozitivitetit dhe jo të negativitetit, i cili duhet të shënojë edhe një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion që nuk merr fund. Një kthesë që do të thotë që Partia Demokratike të mishërojë shpresat më të mira të njerëzve. Në këtë kuptim, po ju them dhe një herë, që me 18 Dhjetor, kushdo nga ata firmëtarë, që nuk e dimë se sa prej tyre janë delegatë apo jo, se nuk na lejuan që ta mësonim, sepse nuk ishte i interesuar të bënte një proces të rregullt, kanë mundësinë që me 18 Dhjetor të jenë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ta shprehin lirisht mendimet dhe qëndrimet e tyre”, deklaron kreu i PD.

Ndarja e rrugëve të Berishës dhe Bashës erdhi pasi ky i fundit e përjashtoi nga  grupi i PD me kërkesë të SHBA e cila e shpalli non grata ish kryeministrin. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet në terren përmes “Foltores”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor. be.k/abcnews.al