Basha: Berisha kishte ardhur me banditë e kriminelë, asnjë forcë s’mund t’i imponohet PD

schedule16:58 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 16:58 - 13 Dhjetor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka sqaruar situatën që ndodhi në selinë e demokratëve ku ish-kryeministri Sali Berisha u fut brenda bashkë me mbështetësit e tij. Kreu i PD-së e ka cilësuar të paprecedentë hyrjen e Berishës dhe të përfaqësuesve të tij në selinë e PD.

Ai akuzoi se Berisha ka shkuar në PD sipas tij me njerëz me precedentë penalë.

“Kishte ardhur me banditë me njerëz me precedentë kriminalë, njerëz që kanë ardhur me pantollona të grisura në pd dhe tani janë milionerë, baronë të drogës dhe ushtarë të tyre. Asnjë forcë s’mund ti imponohet PD”. /abcnews.al