Barazimi nuk “frenon” Ten Hag: Jemi në rrugën e duhur, unë mund t’i risjell United lavdinë

schedule11:56 - 30 Nëntor, 2023

schedule 11:56 - 30 Nëntor, 2023

Pavarësisht se arritën ta çonin sfidën, në rezultatin 1 me 3, në favorin e tyre, sërish “Djajtë e Kuq”, të Manchester United, nuk mundën të fiton dot përballjen në fazën e grupeve të UEFA Champions League, duke siguruar kështu vetëm barazimin 3 me 3, në transfertën e vështirë, të turqve të Galatasaray.

Pas sfidës me “luanët” e Stambollit, tekniku holandez Erik Ten Hag kërkoi të mos e dramatizonte situatën ndërsa theksoi se skuadra po ecën në drejtimin e duhur dhe të gjitha këto pengesa do ta ndihmojnë që në të ardhmen të jenë të suksesshëm.

“Unë jam përgjegjës për ato rezultate që arrin skuadra. Ky është një projekt që e kemi nisur dhe kërkon kohën e vet. Po ecim përpara, po përmirësohemi dhe kjo për mua është shumë shpresëdhënëse. Po shkojmë në drejtimin e duhur, unë e di shumë mirë se cili është destinacioni final dhe hapat që duhet të ndërmarrim që të jemi të suksesshëm në të ardhmen”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së United. /i.m /abcnews.al