Bankat dyfishuan huatë/ BSH: Aprovuan 47.8 miliardë lekë kredi të reja

schedule14:15 - 5 Shkurt, 2025

schedule 14:15 - 5 Shkurt, 2025

Ekonomia shqiptare ka përfituar më shumë mbështetje financiare nga bankat  në fund të vitit të kaluar.Statistikat tregojnë se në dhjetor huaja e re arriti në 47.8 miliardë lekë duke pësuar një dyfishim nëse e krahasojmë me një muaj më parë.

Kjo shumë rezulton se është më e madhja që është disbursuar gjatë gjithë vitit 2024 duke tejkaluar edhe muajin gusht.Rezulton se një ndër sektorët që ka marë më tepër mbështetje rezulton se është akomodimi dhe shërbimi ushqimor, e ndjekur më pas nga pasuritë e paluajtshme.

Sa i përket kredive të reja për blerje banese nga individët gjatë vitit 2024 rezultojnë 54.9 miliardë lekëve në total ose rreth 20% më tepër nëse e krahasojmë me 2023.Faktorët që ndikuan në rënien e shkallës së refuzimeve për kredi të bizneseve ishin politikat e bankave lidhur me kolateralin, pasqyrat financiare të bizneseve, si dhe perceptimi më i ulët i rrezikut nga ana e bankave mbi të ardhmen e sektorit ku operojnë bizneset.

E njëjta tendencë parashikohet të jetë edhe gjatë këtij viti.Për të nxitur huadhënien Banka e Shqipërisë parashikon që për bizneset e vogla të vihet në dispozicion një fond garancie  prej 25 miliardë lekësh që do të përdoret vetëm për kreditimin me kushte më të lehtësuara.

Banka Qendrore parashikon se norma e interesit për kredinë për biznesin e vogël e të mesëm mund të ulet deri në 2%.

Me rritje të ndjeshme ka rezultuar edhe totali i kredisë  së disbursuar i cili ka arritur në 835.6 miliarde lekë nga 824 . 3 miliarde qe ishte nje muaj me pare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!