Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën një person

schedule08:27 - 25 Shtator, 2018

schedule 08:27 - 25 Shtator, 2018

Një i moshuar, i cili jetonte vetëm në banesë, ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, si pasojë e asfiksimit nga zjarri që ra në banesën e tij. Viktimë ka mbetur  Lulëzim Canaj, ndërsa  zjarri dyshohet se ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Një apartament u përfshi nga flakët në kryeqyet dhe për pasojë ka humbur jetën pronari i saj. Policia ka nisur hetimet, ndërsa zjarri dyshohet se ka qenë aksidental.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:40, në një apartament të katit të tretë në rrugën “Ramazan Demneri”. Sipas raportimit paraprak të policisë, efektivët bënë të mundur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të tjerë, teksa dy prej tyre iu është dhënë ndihmë mjekësore pasi u gjetën të asfiksuar lehtë nga tymi.

Në pamje shihet momenti kur apartamenti ku jetonte Canaj është përfshirë nga flakët.

Banorët shprehen, se zjarrfikësja mbërriti me vonesë në vendngjarje, duke mos i ardhur në ndihmë 60-vjeçarit.

Dyshimet  e para të grupit hetimorë janë se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë aksidentale nga një cigare e ndezur nga Canaj ose ky i fundit  mund t’i ketë vënë zjarrin qëllimisht apartamentit.

Fqinjët tregojnë se Canaj jetonte vetëm dhe njihej si person që konsumonte alkool, ndërsa prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë./abcnews.al