Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Protesta, ndërhyrje të huaja. Kreu i grupit të PS: Nuk do ketë mocion me debat në Kuvend

schedule11:35 - 29 Qershor, 2026

schedule 11:35 - 29 Qershor, 2026

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se në protesta e qytetarëve filloi për investimin në Zvërnec, por kauza e saj ndryshoi rrugës.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Balla tha se në protestë ka ndërhyrje të huaja.

Balla shtoi se është rrëzuar kërkesa e PD për mocion me debat në Kuvend lidhur me këtë çështje.



“Kam informuar grupin parlamentar për qëndrimin që do mbajmë. Sa i përket një kërkese për mocion me debat, disa kërkesa nga grupi parlamentar i PD, të lexuar nga protesta, as nuk e njoh, as nuk e pranoj partinë e Saliut si ndërmjetës mes nesh. Respektoj ato që dolën në protestë për çështje që lidheshin me norma mjedisore, një investim që do bëhet domosdoshmërisht, e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë elementë, duket qartë që janë interesa që lidheshin me konkurrenca rajonale turistike. Dita ditës, kjo histori po zbardhet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!