Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

schedule14:23 - 7 Tetor, 2026

schedule 14:23 - 7 Tetor, 2026

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, 7 tetor, se kanë avancuar projektet për bypass-in e Elbasanit dhe linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, me stacion kryesor aeroportin.

Karakaçi bëri me dije se janë lidhur kontratat për dy fazat e para të bypass-it, ndërsa në buxhetin e vitit 2027 parashikohet vijimi me fazat pasuese.

“Kemi lidhur kontratën për dy fazat e para, atje ku përfundon autostrada Elbasan-Librazhd. Janë lidhur kontrata dhe ka avancuar punimi. Presim që të vijojmë me lajme të mira. Edhe në buxhetin 2027 ne vazhdojmë me fazat pasuese për bypass-in e Elbasanit”, tha ministri.



Sa i takon hekurudhës Tiranë-Durrës, ministri tha se të gjitha kontratat janë lidhur dhe se tashmë pritet nisja e fazës së elektrifikimit të linjës.

“Sa i takon hekurudhës Tiranë-Durrës me stacion kryesor aeroportin. Të gjitha kontratat janë lidhur. Tani do të vazhdojmë me fazën e elektrifikimit të linjës. Më pas do të kemi edhe finalizimin e këtij procesi”, shtoi Karakaçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!