Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Audi” përplaset me “Benz”-in në Vlorë, shoferët dhe pasagjerja përfundojnë në spital

schedule14:01 - 26 Nëntor, 2021

schedule 14:01 - 26 Nëntor, 2021

Një aksident ka ndodhur në Vlorë në vendin e quajtur Jonufer-Vlorë. Një automjet tip Audi është përplasur me një Benz. Për pasojë dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere kanë pësuar dëmtime. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 26.11.2021,  në vendin e quajtur  Jonufer-Vlorë, një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”,  të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe  ndodhen   jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në  vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, bën me dije policia. /Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!