Asosacioni/ “Vështirë t’i rezistosh presionit amerikan”, Duriqi: Ja një skenar i rrezikshëm

schedule16:27 - 30 Janar, 2023

schedule 16:27 - 30 Janar, 2023

Zhvillimet e fundit në Kosovë, si edhe takimi i njoftuar nga ambasada amerikane në Prishtinë për asosacionin, u komentuan në një lidhje të drejtpërdrejtë nga gazetari Visar Duriqi, në studion e ‘Ballkan Update’  me gazetaren Linda Karadaku.

Duriqi shprehu bindjen se takimi i parashikuar për mesditën e së martës në ambasadën amerikane në Prishtinë, pa praninë e kryeministrit Kurti, do të jetë një material i mirë për debat, por nuk do të mund të prodhojë gjëra teknike, pasi në fund është qeveria ajo që vendos për miratimin apo jo të tij.

‘Do jetë pjesë e një materiali të mirë për të debatuar, por s’do prodhojë gjëra teknike. Vetëm qeveria e Kosovës mund të miratojë asosacionin. Opsioni tjetër është ai që pas zgjedhjeve në veri të mblidhen Asambletë  e komunave serbe dhe ta shpallin vetë asociacionin. Është një opsion ndër më të rrezikshmit, në fakt. Nëse bëhen të gjithë e miratojnë dhe regjistrojmë, jemi në një situatë kur është punë e kryer.” u shpreh ndër të tjera Duriqi.

Pjesë nga biseda:

Ta nisim me atë që është ndër zhvillimet e fundit, mëngjesi i lutjeve në SHBA. Dimë se janë Haradinaj e Krasniqi por jo Kurti….

Deri tani s’kemi marrë asnjë konfirmim kemi komunikuar edhe me organizatorët, askush nga LVV nuk do të jetë në këto lutje. Në një farë forme njerëzve të Vetëvendosjes ia kanë bërë të qartë se nuk janë të mirëpritur në SHBA

Escobar dhe Chollet e ka bërë të qartë se SHBA mbetet mbështetës i Kosovës, nuk do të jetë një asosacion monoetnik, cila është ndjesia në Kosovë për asosacionin?

Besoj që do të jetë monoetnik. Një asosacion multietnik tashmë ekziston. Janë edhe komunat me shumicë serbe po ato nuk po duan të rrinë në këtë asosacion. Kërkesa e SHBA dhe partnerëve është e qartë, është ai që ka kaluar në 2013 pa e shkelur kushtetutën e Kosovës.

Në kosovë ka një shprehje ‘a ka ndonjë gjasë që Kosova mos bjerë dakord t’i thotë JO amerikanëve?

Është e pashmangshme, e kanë thënë qartë amerikanët. Është kërkesë amerikane dhe jo e Beogradit, është e vështirë ti rezistosh një presioni amerikan dhe mos e bëjnë marrëveshjen. Ne e dimë që në politikë nuk ndodhin mrekulli. Arsyeja pse është ngrit topi kaq shumë është për shkak të gjuhës së Vetëvendosjes për asosacionin. E ka ngrit debatin në nivelin e pamundshëm për ta bërë vetë.

I është dhënë argument për ta nxjerrë nga situata ?

Kurti ka nisur ta kundërshtojë prej 2007 asosacionin dhe ta miratojë tani, duhet bërë një falë lloj ‘korrigjimi’ që mos shkelë fjalën e tij publike.

Nesër ambasada nis takimin , pa Kurtin cfarë do të prodhojë ky takim

Do jetë pjesë e një materiali të mirë për ë debatuar por s’do prodhojë gjëra teknike. Vetëm qeveria e Kosovës mund të miratojë asosacionin. Opsioni tjetër është ai që pas zgjedhjeve në veri të mblidhen asambletë  e komunave serbe dhe ta shpallin vetë asociacionin. Është një opsion ndër më të rrezikshmit, në fakt. Nëse bëhen të gjithë e miratojnë dhe regjistrojnë, jemi në një situatë kur është punë e kryer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!