Asnjë viktimë, 15 të infektuar me Covid në Kosovë

schedule15:13 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:13 - 16 Qershor, 2021

Kosova gjatë 24 orëve të fundit nuk ka shënuar asnjë viktimë nga Covid. Të dhënat tregojnë se nga testimet e orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 15 raste të reja.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjithashtu sot janë shëruar 67 qytetarë, duke e ccuar në 105.174 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid. Ndërkaq numri i qytetarëve aktiv me Covid është 186./abcnews.al