Asistoi golin e fitores dhe u zëvendësua, Napoli njofton për dëmtimin e Hysaj

schedule23:17 / 16/02/2020

Elseid Hysaj u dëmtua në sfidën ndaj Cagliarit, duke u zëvendësuar në minutën e 80-të nga Mario Rui. Mendohej se ky zëvendësim ishte thjesht për të mbrojtur shqiptarin nga një dëmtim edhe më i rëndë, pasi kishte vrapuar shumë në krahun e majtë, aty ku dhe asistoi golin e fitores që u shënua nga Mertens.

Duket se dëmtimi i Hysajt është disi më serioz, pasi ka një shqetësim në gjurin e djathtë. Pas ndeshjes, Napoli njoftoi për gjendjen e mbrojtësit shqiptar.

“Elseid Hysaj, i cili u zëvendësua për shkak dëmtimi në minutat finale të Cagliari-Napoli, pësoi një problem në gjurin e djathtë. Kushtet e mbrojtësit shqiptar do të vlerësohen edhe më tej nesër, në rifillimin e stërvitjes”. Ky ishte njoftimi nga Napoli për gjendjen shëndetësore të Elseid Hysajt./abcnews.al

schedule23:17 / 16/02/2020