Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani, sinjale për të ardhmen/ Ylli kuqezi poston foton me fanelën e ekipit të tij, Esteglal

schedule12:32 - 26 Maj, 2026

schedule 12:32 - 26 Maj, 2026

Së pari nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje për paqe. Ky është shqetësimi më i madh i klubeve në Iran dhe i futbollistëve të huaj që kanë kontrata me ta, ndër të cilët është edhe Jasir Asani.

Në mes të kësaj situate të vështirë, mediat dhe tifozët në Teheran kanë marrë një sinjal që e cilësojnë me shumë vlerë nga futbollisti i kombëtares shqiptare. Asani ka postuar në Instagram një foto të tijën me fanelën e Esteglalit, dhe ka nxitur tifozët që të qendrojnë pranë skuadrës.

Pra, sipas mediave, kjo do të thotë se ai vetë nuk dëshiron të largohet, ndërsa pozitiv është fakti që deri tani kur po vjen qershori, asnjë lojtar i huaj nuk ka kërkuar zyrtarisht që të braktisë klubin.



Ekziston mundësia që shqiptari nga Shkupi të presë marrëdhëniet dhe të prishë kontratën nëse për të paguhen 400 000 euro, dhe kjo shqetëson jo pak. Po ashtu, tek Esteglali janë të trembur se Asani mund të jetë I tentuar të luajë në Spanjë, ku flitet se ka klube që e duan si Getafe apo Las Palmas, sepse atje mund të ndeshet me Realin dhe Barcelonën.

Po ashtu, siç thotë vetë Jasiri, ekziston mundësia për të luajtur në Zvicër apo Arabi Saudite. Këtë sezon, me Esteglalin Asani ka shënuar 13 gola e ka shërbyer 4 asistë në 29 ndeshje, duke kryesuar Ligën Profesioniste në Iran./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!