As në Londër nuk po bind, Tottenham do e kthejë Bale në Madrid

schedule17:57 - 15 Janar, 2021

schedule 17:57 - 15 Janar, 2021

Gareth Bale në fillim të këtij sezoni u rikthye te Tottehnam dhe shumica menduan së ai do kthehet në ditët e tij më të mira, por në fakt nuk ndodhi kështu.

Uellsiani erdhi i dëmtuar e pas rikthimit bëri disa paraqitje të mira, por më pas ngjitja nuk erdhi dhe Bale qëndroi në ujërat e Madridit, duke shënuar vetëm tre gola në këto muaj në të gjitha kompeticionet me Tottenham.

Mediet angleze raportojnë se londinezët po mendojnë rikthimin e uellsianit te Real Madrid. Forma e tij e dobët dhe dëmtimet e shpeshta e kushtëzojnë për të mos arritur formën dhe te Tottenham mbajtjen e tij e konsiderojnë si investim të kotë.

 

Huazimi i Bale te Spurs përfundon këtë verë dhe kontrata e tij me Realin mbyllet në fund të sezonit të ardhshëm. Dhimbje koke për Real Madrid, që mesa duket do duhet të paguajë edhe një vit pagën e tij, e cila është rreth 22 milionë euro. /abcnews.al