As Messi dhe as CR7, Ramos: Nuk vjen futbollist si Ronaldinho, më mësoi diçka

schedule19:18 - 5 Prill, 2021

schedule 19:18 - 5 Prill, 2021

Cristiano Ronaldo shënoi shumë gola dhe udhëhpoi Real Madrid drejt fitimit të shumë trofeve, mbi të gjitha katër herë kupën me veshë të mëdhenj të Champions League. Sergio Ramos i ka të shumta momentet e festave me CR7, por nuk e cilëson si më të mirin që ka luajtur në La Liga.

Në një prononcim për një dokumentar që po përgatitet nga Amazon, lideri dhe kapiteni i “Los Blancos”, thur elozhe për Ronaldinhon, edhe pse ky i fundit e ka stresuar disa herë gjatë dueleve të paharrueshme mes Realit dhe Barcelonës.

Kam qenë gjithmonë një admirues i madh i Ronaldinhos, për stilin me të cilin luante dhe magjitë që dhuronte në fushën e blertë. Ishte një futbollist i veçantë, koha kalon, por nuk do të shohim më një lojtar me të njëjtin nivel magjie, origjinaliteti dhe përsosmërie si Ronaldinho.

Në periudhën që përballesha me të dhe duhet ta frenoja, ose më saktë përpiqesha për ta frenuar, kuptova që thjesht duhet të prisja. Ishte pothuajse e pamundur t’ia merrje topin“, kujton kapiteni i Real Madrid. /abcnews.al