Artur Zheji: Ka zëra nëpër korridore për ftohje mes PD dhe LSI

schedule22:27 - 18 Maj, 2021

schedule 22:27 - 18 Maj, 2021

Analisti Artur Zheji deklaroi në “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në ABC se pas rezultatit të 25 Prillit, ka një zhurmë korridoresh për një ftohje mes PD dhe LSI.

Ai u shpreh se nga ana tjetër Rama nuk e kishte menduar kurrë që Basha do merrte kaq shumë vota, edhe pse nuk kishte asnjë pushtet në dorë.

“Unë jam më i shqetësuar tani se atëherë. Ka një zhurmë korridoresh që marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë ftohur. Mendoj që kjo është si një situatë si lufta kundër Bashës.

Rama nuk e mendonte kurrë që Basha edhe i vetëm pa bashki mund të kapte atë rezultat që kapi. Basha kapitalizoi një rezultat votash të pa hamendësuar nga sondazhet”, deklaroi Zheji.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, hodhi poshtë tezën për distancim nga LSI.

‘Ne nuk kemi ftohje me LSI. Ka një gabim që nuk kemi dalë me listë të përbashkët. Po të kishim një listë të përbashkët sot do ishim fitues”, u shpreh ai./mv.abcnews.al