Mbërrijnë në Kosovë pasagjerët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Kroaci

schedule23:05 - 27 Korrik, 2021

schedule 23:05 - 27 Korrik, 2021

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ pasagjerët që i shpëtuan aksidentit në Kroaci. Ata kanë zbritur, mirëpo ende nuk kanë dalë për t’u takuar me familjarët.

Dy autoambulanca kanë arritur në ANP për t’i trajtuar të mbijetuarit që kanë nevojë për tretman mjekësor. Gazeta Express sjell pamje nga momenti kur të mbijetuarit takohen me familjarët e tyre.

Në autobusin, i cili u aksidentua kanë qenë 67 udhëtarë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë. Autobusi po udhëtonte në linjë të rregullt Frankfurt-Prishtinë.

Në aksidentin që ndodhi të dielën mbetën të vdekur 10 persona, ndërsa sot të mbijetuarit e këtij aksidenti arritën në Aeroportin e Prishtinës.

Gazeta Express raporton se përveç familjarëve, prezentë për pritjen e tyre janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  kryekuvendari, Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.