Arrihet akordi: Sancho rikthehet në Premier League, zbulohen detajet

schedule23:58 - 3 Korrik, 2020

schedule 23:58 - 3 Korrik, 2020

Jadon Sancho do të largohet nga Borussia Dortmund. Talenti anglez, një “raketë” në krahun e djathtë të sulmit, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Manchester United. “Djajtë e Kuq” e ndjekin prej kohësh dhe kanë arritur akordin me lojtarin sipas raportimeve të Duncan Castles.

Ian McGarry shkon edhe më tej dhe zbulon detajet e marrëveshjes së 20-vjeçarit. Sipas gazetarit, Sancho do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin e Premier League, teksa do të përfitojë një rrogë prej 140 mijë paundësh në javë, shumë që pritet të arrijë shifrën e 200 mijë paundëve në vitet e ardhshme.

Një hap i rëndësishëm për klubin e United, që tani duhet të gjejë marrëveshjen ekonomike me verdhezinjtë e Dortmund, që kërkojnë minimalisht 100 milion euro për ta lënë të lirë. /abcnews.al