Arrestohet tifozi i Formula 1, policia e ngatërroi me shefin e mafias

schedule19:53 - 14 Shtator, 2021

schedule 19:53 - 14 Shtator, 2021

Një tifoz i Formula 1 nga Liverpooli është arrestuar në Holandë, pasi ishte menduar se është shef i mafisë.

Ai u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pasi policia e ngatërroi me 54-vjeçarin, e njohur si Mark L., i cili është shefi i mafisë siciliane Matteo Messina Denaro.

Sipas BBC, prokurorët kanë thënë se burri, që ishte në Holandë për të shikuar garën më 5 shtator, më vonë u lirua.

Mark L ishte duke ngrënë në restorant me të birin e tij, kur policia u fut duke realizuar një urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet italiane.

Avokati i tij Leon van Kleef ka thënë se ishte “si film i keq, një tmerr në të cilin u gjet klienti im”.

Ai ka theksuar se klienti i tij është i zemëruar dhe nuk po mund të besojë se çfarë i ka ndodhur, por edhe nuk po mund të ndal të qeshurat.

“Ai është tifoz normal i Formula 1. Unë gjithmonë kam qenë i bindur se ai nuk ishte personi që po mendohej. Do të duhej të ishte një italian gjenial të kishte një theks të tillë të Liverpoolit”, tha Van Kleef.

Kujtojmë se Denaro, që është në arrati nga viti 1993, është mafiozi më i kërkuar në Itali dhe njëherë kishte thënë se mund ta mbushë një varrezë me viktimat e tij. 59-vjeçari kërkohet për bombardimet në vitin 1993, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan 93 tjerë.

Sakaq, ai kërkohet për vrasjen e 50 personave./abcnews.al