Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

schedule10:04 - 18 Korrik, 2026

schedule 10:04 - 18 Korrik, 2026

Policia e Shtetit ka arrestuar një shtetas egjiptian, 34 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për organizimin dhe transportimin kundrejt pagesës të emigrantëve që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Organizatori”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të specialistëve të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve.

Sipas Policisë, 34-vjeçari u kap në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa po transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian. Për të shmangur kontrollet policore, ai dyshohet se i transportonte emigrantët një e nga një.



Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari organizonte dhënien e ndihmës për shtetas të huaj, kryesisht nga Egjipti, për kalim të kundërligjshëm të kufijve me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Gjatë operacionit u sekuestrua telefoni celular i të arrestuarit, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij të dyshuar kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!