Arrestohet në Kosovë “baroni i drogës”, Gëzim Çela

schedule19:04 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 19:04 - 8 Dhjetor, 2023

Është arrestuar këtë të premte në Kosovë Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “Baroni i drogës”. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit.

Çela është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Kujtojmë se gjatë kontrolleve në vilën e tij në Fushë Kuqe është gjetur një sasi prej 18 kg kokainë.

/abcnews.al/