“Arbitri më tha “ik p*rdhu”, Verrati ndez polemikat pas gjysmëfinales

schedule23:17 - 4 Maj, 2021

schedule 23:17 - 4 Maj, 2021

Sapo është mbyllur gjysmëfinalja e Champions league mes PSG dhe Manchester Cityt, e fituar pastër me shifrat 2-0 (4-1) nga anglezët, qa arrijnë finalen për herë të parë në histori.

Pas ndeshjes kanë nisur menjëherë polemikat, me Marco Verrattin, që tregon se ka pasur një zënkë me gjyqtarin holandez, Bjorn Kuipers dhe ky i fundit i ka thënë një shprehje aspak të hijshme.

“Arbitri më tha ‘ik pirdhu’. Nëse e bëjmë ne lojtarët këtë, dënohemi 10 ndeshje pezullim”, mësohet të jetë shprehur italiani, duke krijuar shumë polemika. /abcnews.al