Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Apeli i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: Qytetarët të shmangin udhëtimet në Lindjen e Mesme

schedule11:39 - 29 Mars, 2026

schedule 11:39 - 29 Mars, 2026

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm, veçanërisht ato turistike, drejt rajonit të Lindjes së Mesme.

Ky paralajmërim vjen për shkak të pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së situatës në këtë rajon.

Ministria thekson se do të monitorojë me kujdes zhvillimet dhe do të informojë vazhdimisht publikun për çdo ndryshim ose masë të re.



“Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme”, thuhet në apelin e MEPJ-së./abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!