Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Antiamerikanizmi turp i Shqipërisë”/ Karamuço: Lufta Hibride po sulmon çdo protagonist mediatik në mbrojtje të sigurisë kombëtare

schedule20:32 - 3 Qershor, 2026

schedule 20:32 - 3 Qershor, 2026

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se ngjarjet e lidhura me Zvërnecin po shfrytëzohen për të nxitur narrativa që, sipas tij, dëmtojnë interesat kombëtare dhe investimet strategjike në Shqipëri.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço tha se çështja është amplifikuar në mënyrë artificiale dhe po përdoret për qëllime që shkojnë përtej vetë ngjarjes.

“Duan të amplifikojnë sa më shumë këtë çështje në mënyrë artificiale. Kjo ngjarje iu vu fitili në Athinë. Shpërtheu në Zvërnec për shkak të papërgjegjshmërisë dhe disa rojeve të sigurisë. Tani nuk flasim më për këtë, por për mënyrën se si po shfrytëzohet ajo që ndodh në Tiranë për të arritur qëllimet e tyre antishqiptare”, u shpreh ai.



Sipas Karamuços, qëllimi i këtyre përpjekjeve është dëmtimi i investimeve të rëndësishme dhe krijimi i një perceptimi negativ për Shqipërinë.

Ai u ndal edhe te një pankartë e shfaqur gjatë protestave, ku shkruhej “Ivanka Go Home”, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm.

“Sot kam parë në një nga mediat këtu në këtë vend ku jam, pankartën ‘Ivanka Go Home’ dhe është turpi më i madh për çdo shqiptar. T’i thuash një prej familjeve më të rëndësishme në rruzullin tokësor ‘ik në shtëpinë tënde’, nuk i duam investimet e tua, është tradhti kombëtare”, deklaroi Karamuço.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!