Aktorja dhe humanitarja Angelina Jolie i ka kërkuar Kongresit amerikan të rrisin ndihmën ushqimore për familjet në të gjithë SHBA pasi koronavirusi po mban miliona fëmijë brenda në shtëpi dhe jashtë shkollave ku ata merrnin ushqimin falas.
Fituesja e Akademy Awards që është e njohur për ndihmën e saj humanitare më refugjatët dhe grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut i dërgoi një letër liderëve më të lartë të Kongresit ku kërkon që të shtohet Programi i Ndihmës Ushqimore për fëmijët, që po shkojnë drejt urisë në një kohë kur shkollat janë mbyllur dhe prindërit e tyre janë pa punë.
“Shumë fëmijë në Amerikë kanë humbur gati 740 milionë vakte ushqimore të shkollave, për shkak të izolimit nga koronavirusi. Me prindërit që gjenden përballë pagave dhe punëve të humbura, shumë nga këta fëmijë po vuajnë nga uria”, shkruante në një pjesë të letrës dërguar Nancy Pelosi-t dhe liderëve të tjerë të SHBA-së./abcnews.al


